And let me guide you to your Lord so you would fear [Him]?'" (An-Nazi'at [79] : 19)
Sherif Ahmeti:
Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij (An-Nazi'at [79] : 19)
1 Feti Mehdiu
Dhe të të drejtojë te Zoti yt. Edhe t’i frikësohesh?”
2 Hassan Efendi Nahi
dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?”
3 Tafsir as-Saadi
“Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!” - Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e pastrimit të shpirtit dhe të adhurimit të Zotit. Unë të tregoj se çfarë e kënaq dhe çfarë e zemëron Zotin e Plotpushtetshëm. Unë të ndihmoj që t’i të gjesh rrugën e drejtë dhe ta kuptosh atë. Nëse e kupton të vërtetën dhe punon me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin, në zemrën tënde do të lindë ndjenja e mrekullueshme e frikërespektit ndaj Tij. Çdokush që e njeh mirë rrugën e drejtë, pajiset me frikërespekt për të Madhëruarin dhe qëndron brenda kufijve të Tij. Megjithatë, edhe pse u ftua me stil të butë dhe dashamirës, Faraoni refuzoi t’i përgjigjet ftesës. Atëherë, Musai (a.s.) i shfaqi atij disa shenja të mëdha: