Wa iz ya'idukumul laahu ihdat taaa'ifataini annahaa lakum wa tawaddoona anna ghaira zaatish shawkati takoonu lakum wa yureedul laahu ai yuhiqqal haqqa bikalimaatihee wa taqta'a daabiral kaafireen (al-ʾAnfāl 8:7)
[Remember, O believers], when Allah promised you one of the two groups – that it would be yours – and you wished that the unarmed one would be yours. But Allah intended to establish the truth by His words and to eliminate the disbelievers (Al-Anfal [8] : 7)
Sherif Ahmeti:
Përkujtoni kur All-llahu ju premtoi njerën prej dy grupeve se është juaja, e ju dëshironit t’ju takojë ai (grup) i paarmatosur, ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën, e të zhdukë në themel mbeturinën e mohusve (Al-Anfal [8] : 7)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur All-llahu ju premtoi se njëra nga dy grupet është i juaji, - kurse ju më tepër dëshiruat ta keni atë grupin e pafuqishëm, - All-llahu deshi që me fjalët e veta ta vërtetojë realitetin dhe t’i shfarosë me temel mosbesimtarët
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët mohuesve,
3 Tafsir as-Saadi
Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit... - Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit.
...por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,... - Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar.