Nor do they spend an expenditure, small or large, or cross a valley but that it is registered for them that Allah may reward them for the best of what they were doing. (At-Tawbah [9] : 121)
Sherif Ahmeti:
Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk kapërcejnë ndonjë luginë, e qe të mos u shenohet (për shpërblim) atyre, për t’i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan (At-Tawbah [9] : 121)
1 Feti Mehdiu
Dhe nuk japin kurrfarë kontributi, as të madh as të vogël, e as që do të kapërcejnë ndonjë luginë e ajo të mos jetë shkruar, që All-llahu t’i shpërblejë për veprat e tyre me shpërblim më të mirë se sa ajo çka e bëjnë
2 Hassan Efendi Nahi
(Gjithashtu) sa herë që ata të shpenzojnë diçka të vogël a të madhe apo të kapërcejnë çfarëdo lugine (në rrugë të Allahut), kjo do t’u shënohet, në mënyrë që Allahu t’i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë!
3 Tafsir as-Saadi
Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut - të vogël ose të madh - dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. - Për çdo shpenzim dhe lodhje në rrugëtimin drejt luftës, atyre u shkruhet shpërblim i madh. Allahu i Madhëruar do t'i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. Sigurisht, ndër veprat e tyre më të mira ishin pikërisht ato që janë përmendur në ajet. Ato ishin vepra të sinqerta për Zotin, por edhe korrekte sipas porosive të Tij. Këto ajete janë frymëzim dhe motivim për shpirtin e besimtarit, për këtë vepër kaq madhështore, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Është durimi ndaj vështirësive dhe llogaritja e shpërblimit që e ngre njeriun në grada. Shpërblimi fitohet jo vetëm për veprat e mira, por edhe për gjurmët dhe efektet pozitive që ato lënë pas. Më pas, Allahu i Lartësuar sqaron besimtarët se si duhet të veprojnë: