No! Do not obey him. But prostrate and draw near [to Allah]. (Al-'Alaq [96] : 19)
Sherif Ahmeti:
Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të (Al-'Alaq [96] : 19)
1 Feti Mehdiu
Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd
2 Hassan Efendi Nahi
Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!
3 Tafsir as-Saadi
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, por vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të! - Allahu i Lartësuar ndalon veçse nga ato gjëra të cilat sjellin shkatërrim në dynja dhe në ahiret. Pra, mos iu bind këtyre fatzinjve, por vazhdo të afrohesh tek Zoti yt me sexhde dhe me të gjitha llojet e adhurimit dhe bindjes ndaj Tij! Ky ajet përfshin të gjithë llojet e ndaluesve dhe luftuesve të së vërtetës dhe të gjithë mbrojtësit dhe përhapësit e saj, edhe pse është shpallur fillimisht dhe flet në mënyrë të veçantë për Ebu Xhehlin, i cili pengonte Profetin (a.s.) nga namazi dhe nga përhapja e të vërtetës. Këtu përfu-ndon komenti i sures Alek. Falënderimi i takon vetëm Allahut!