They fear their Lord above them, and they do what they are commanded. (An-Nahl [16] : 50)
Sherif Ahmeti:
I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen (An-Nahl [16] : 50)
1 Feti Mehdiu
I frikësohen Zotit të vet, i cili sundon me ata, dhe veprojnë ashtu si u urdhërohet
2 Hassan Efendi Nahi
Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë, që u urdhërohet.
3 Tafsir as-Saadi
Ata i frikësohen Zotit të tyre, që është mbi ta, dhe bëjnë gjithçka për të cilën urdhërohen. - Megjithëse ata tregojnë devotshmëri dhe frikërespekt për Zotin, që është sipër tyre, i Lartësuar i Plotë në pushtetin dhe cilësitë e Tij, ata janë të përunjur para pushtetit dhe mbretërimit të Tij, siç thotë Allahu: "... bëjnë gjithçka për të cilën urdhërohen." Çfarëdo urdhri që t’u japë Zoti i tyre, ata e zbatojnë me bindje e vullnet të lirë. Sexhdja që krijesat i bëjnë Zotit është dy llojesh:
1. Sexhdja e detyruar. Kjo lloj sexhdeje është e përgjithshme, që bëhet nga çdo krijesë, besimtarë apo mohues qofshin, punëmirë apo punëkeq, flasin apo nuk flasin. Kjo përulje e përgjithëshme e çdo krijese për Allahun tregon se Ai është i plotë në çdo cilësi si dhe në sundimin e pushtetin e Tij.
2. Sexhdja me vullnet të lirë. Kjo lloj sexhdeje ndaj Allahut realizohet vetëm nga më të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, qofshin melekë, njerëz apo xhindë, të cilët Ai i ka dalluar e përzgjedhur mbi të gjithë.