Exalted is He and high above what they say by great sublimity. (Al-Isra [17] : 43)
Sherif Ahmeti:
I pa të meta është Ai, Lartësia e Tijështë e madhe nga ajo që thonë ata (Al-Isra [17] : 43)
1 Feti Mehdiu
Qoftë lavdëruar Ai dhe shumë lart mbi atë çka flasin ata
2 Hassan Efendi Nahi
Qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Ai mbi atë, që thonë ata!
3 Tafsir as-Saadi
I Dëlirë dhe i Lartësuar qoftë Ai nga ato (gënjeshtra) që thonë ata! - I dëlirë, i pastër, i lartësuar dhe i madhëruar është Allahu! Ai është shumë larg nga ata ortakë, që ata i shoqërojnë dhe i adhurojnë si Atë. E lartë është madhëria e Tij, madhështore është krenaria e Tij dhe as që duhet menduar që t’i shoqërosh Atij zota të tjerë. Ai që pretendon diçka të tillë ka humbur shumë larg dhe ka bërë padrejtësinë më të madhe, të vetmen që Zoti nuk e fal. Përpara madhështisë së Tij janë të papërfillshme krijesat më të mëdha. Përpara madhështisë së Tij janë të vegjël shtatë qiejt dhe toka e gjithë çka në to. I Madhëruari thotë: “Ata nuk e madhëruan Allahun me madhërinë që i takon dhe në Ditën e Kijametit e tërë toka do të jetë në grushtin e Tij, kurse qiejt do jenë të mbështjellë në Dorën e Tij të djathtë. I lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai nga ajo që ata i shoqërojnë!” [Zumer 67]. Bota qiellore dhe ajo tokësore janë të varur dhe të varfër ndaj Tij në çdo çast, varësi e nevojë që nuk iu ndahet. Ata janë, së pari, të varur nga Zoti, që në fillimin e tyre. Zoti i krijoi ata dhe i solli në ekzistencë. Pastaj kanë nevojë që Ai t’i mbajë në ekzistencë, të kujdeset për to, t’i furnizojë dhe rregullojë çeshtjet e tyre. Pastaj ata kanë nevojë të domosdoshme që Allahu të jetë i Adhuruari dhe i Dashuri i tyre. Ata nuk mund të gjejnë prehjen e qetësinë pa dashurinë e Zotit e adhurimin e Tij. Ata e kanë të domosdoshme që t’i drejtohen Atij me adhurime dhe tek Ai të kthehen e përgjërohen me përunjësi e madhërim. E tillë është natyra e krijesave. Çdo gjë është krijesë, ndërsa Ai është i vetmi Krijues.