[Mention, O Muhammad], the Day We will call forth every people with their record [of deeds]. Then whoever is given his record in his right hand – those will read their records, and injustice will not be done to them, [even] as much as a thread [inside the date seed]. (Al-Isra [17] : 71)
Sherif Ahmeti:
E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë (Al-Isra [17] : 71)
1 Feti Mehdiu
Atë ditë kur të thërrasim tërë njerëzit me gjithë prijësit e tyre, atyre të cilëve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi as sa të zitë e thonit
2 Hassan Efendi Nahi
Ditën, kur Ne do t’i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet, ata, që do t’u jepet libri në anën e djathtë, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më të vogël.
3 Tafsir as-Saadi
(Kujto) Ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. - Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e krijesave në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Ai do të thërrasë dhe tubojë krijesat dhe me secilin grup do të jetë edhe udhëheqësi ose ftuesi i tyre për në rrugën e drejtë, pra, profeti dhe ata që kryejnë misionin e tyre, siç janë dijetarët. Kështu do të tubohet çdo umet dhe, së bashku me të, Profeti i cili i ftoi në udhën e Zotit. Pastaj do të shihen veprat e popujve në krahasim me udhëzimin ku i ka ftuar Profeti i tyre, a janë në përputhje me të apo jo. Kështu ata do të ndahen në dy grupe:
Ata, që libri i tyre do t'u jepet nga e djathta,... - Këta janë pasuesit e profetëve. Këta e gjetën dhe e pasuan udhëzimin e Shpalljes së Zotit, prandaj veprat e tyre të mira janë të shumta dhe të këqijat e tyre të pakta. Për këta Allahu i Madhëruar thotë:
... do ta lexojnë (me kënaqësi) librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. - Ata e lexojnë librin e veprave të tyre me gëzim e kënaqësi, sepse e tillë është përmbajtja e tij. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin e veprave të mira dhe kurrë nuk do t’u bëhet padrejtësi, duke iu pakësuar ndonjë e mirë që kanë bërë.