Allah – there is no deity except Him. To Him belong the best names. (Taha [20] : 8)
Sherif Ahmeti:
Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur (Taha [20] : 8)
1 Feti Mehdiu
All-llahu, nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ka emrat më të mirë
2 Hassan Efendi Nahi
Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu! Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij. - Nuk ekziston asnjë i adhuruar tjetër me meritë veç Allahut. Vetëm Ai duhet adhuruar me dashurinë e plotë për Të, duke iu nënshtruar e përulur me formën e përkryer. Vetëm Ai duhet adhuruar duke iu frikësuar duke e shpresuar dhe duke e dashur me gjithë shpirt; duke u kthyer vetëm tek Ai me gjithë qenien tënde i penduar e duke iu drejtuar vetëm Atij me lutje.
Ai ka Emrat më të Bukur. - Allahut i takojnë të gjithë emrat më të bukur. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, sepse të gjithë janë lavdërime të Tij. Nuk ka ndonjë emër që nuk tregon pë lavdinë e lavdërimin e Zotit. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se ata nuk janë thjesht emra të përvetçëm pa domethënie dhe pa lidhje me të emërtuarin. Përkundrazi, ata janë edhe atribute për të Madhëruarin. Jo vetëm kaq, por janë edhe atribute të plota, sepse në të kundërtën nuk do të quheshin të bukur. Prej bukurisë së tyre është edhe fakti se Zoti i ka urdhëruar njerëzit që t’i drejtohen dhe luten Atij përmes këtyre emrave. Madje, kjo është një mënyrë adhurimi që Zoti e do fort, siç do edhe të gjithë ata që e duan këtë mënyrë. Ai i do ata që i mësojnë, i kuptojnë dhe i luten Atij përmes emrave e cilësive të Tij të bukura e të plota. Allahu i do shumë ata që hulumtojnë rreth kuptimit të atributeve të Tij dhe e adhurojnë Atë përmes tyre. Allahu i do ata që e adhurojnë Atë duke u nisur nga ato çfarë sugjërojnë emrat e Tij, qofshin adhurime të zemrës apo të trupit. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të bukur. Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre.” [El ea'raf 180].