And We have certainly sent down to you distinct verses and examples from those who passed on before you and an admonition for those who fear Allah. (An-Nur [24] : 34)
Sherif Ahmeti:
Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe kështu për të ruajturit (An-Nur [24] : 34)
1 Feti Mehdiu
Ne juve ju kemi zbritur argumente të qarta dhe shembuj nga jeta e atyre që kanë qenë para jush edhe këshillë për ata të cilët i ruhen i druajnë All-llahut
2 Hassan Efendi Nahi
Ne ju kemi dhënë juve shpallje të qarta, shembuj nga jeta e atyre që kanë kaluar para jush dhe këshilla për ata që i frikësohen Allahut.
3 Tafsir as-Saadi
Ne ju kemi shpallur argumente të qarta... - Ky është tregues i rëndësisë shumë të madhe të këtyre ajeteve, që njerëzit të njohin mirë vlerën e tyre dhe të përkushtohen tërësisht për t’i vënë në zbatim. Allahu i Madhëruar i quan këto ajete: ajat bejinat, pra, ajete të qarta në kumtin dhe në mësimet që përcjellin. Ato qartësojnë çdo urdhër që njerëzit kanë nevojë të dinë, qoftë prej themeleve apo degëzimeve të fesë. Këto ajete janë aq të qarta, sa nuk të lënë asnjë dyshim. Allahu i Lartësuar na njofton se në këtë libër ka sjellë edhe diçka tjetër:
...shembuj nga historia e atyre që ishin para jush... - Rrëfime për popujt që shkuan para jush, të mirët dhe të këqijtë. Ai flet për cilësitë e veprat e tyre. Ai tregon se çfarë u ndodhi dhe çfarë veproi Zoti me ta, që ju t’i keni shembuj të dobishëm dhe mësime të vyera për jetën tuaj. Mesazhi është i qartë: çdokush që bën vepra të njëjta me ta do të marrë shpërblimin ose ndëshkimin e njëjtë. Gjithashtu, këto ajete dhe të tëra ajetet e Kur'anit do të shërbejnë përherë si këshillë. Ai thotë:
...dhe këshilla për ata që e kanë frikë Allahun. - Si këshillë e dobishme për ata që janë të devotshëm. Ata që i frikësohen dhe i ruhen dënimit të Zotit duke kryer urdhëresat e duke u ruajtur nga ndalesat e Tij, në këto ajete gjejnë premtime të bukura nga Zoti i tyre, por shohin edhe kërcënime e paralajmërime të dobishme. Allahu i inkurajon për punë të mira, por edhe i qorton dhe kërcënon, që të ruhen. Ai u mundëson që zemrat e tyre të mbushen gjithmonë me shpresë për shpërblimin e Tij dhe me frikë për dënimin dhe zemërimin e Tij. Por këto mrekulli mund t’i shohin veçse të devotshmit. Kështu ata ruhen nga ato gjëra që nuk i do Zoti dhe përkushtohen për t’i kryer ato që Ai i do dhe i ka porositur t’i kryejnë.