Innamaa kaana qawlal mu'mineena izaa du'ooo ilal laahi wa Rasoolihee li yahkuma bainahum ai yaqooloo sami'naa wa ata'naa; wa ulaaa'ika humul muflihoon (an-Nūr 24:51)
The only statement of the [true] believers when they are called to Allah and His Messenger to judge between them is that they say, "We hear and we obey." And those are the successful. (An-Nur [24] : 51)
Sherif Ahmeti:
Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit (An-Nur [24] : 51)
1 Feti Mehdiu
Kur të thirren besimtarët tek All-llahu dhe Profeti i Tij, që ai t’i gjykojë, fjala e tyre që do të thonë është: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Ata janë të shpëtuar
2 Hassan Efendi Nahi
Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.
3 Tafsir as-Saadi
Kur besimtarët ftohen, që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” - Besimtarët e vërtetë janë ata të cilët e shprehin imanin nëpërmjet veprave të tyre. Një nga cilësitë e tyre është edhe bindja dhe nënshtrimi i plotë e pa rezerva ndaj ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit të tij, në çdo rast, qoftë kur është pro dëshirave të tyre, qoftë kur është kundër. Kur ata ftohen që mes tyre të gjykojë Allahu e Profeti i Tij, "...e vetmja fjalë që thonë, është: “Dëgjuam dhe bindemi.” Domethënë, e dëgjuam me respekt ligjin dhe gjykimin e Zotit dhe të Profetit dhe iu përgjigjëm e iu bindëm atij që na fton në zbatimin e tij. Ne i bindemi tërësisht e pa asnjë rezervë këtij gjykimi. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:
Ata janë të shpëtuarit. - Allahun e përkufizon el felahu-n vetëm tek ata. El felahu është fitorja dhe realizimi i gjithçkaje të mirë që njeriu e synon dhe shpëtimi nga çdo gjë së cilës i druhet në të dyja botët. Askush nuk mund ta arrijë këtë mirësi, veçse atyre që gjykohen përmes ligjit të Allahut dhe Profetit, duke qenë të bindur dhe të kënaqur me të. Pasi përmendi vlerën dhe shpërblimin e madh të atyre që i binden dhe nënshtrohen ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit në rastet që kërkojnë gjykim, i Lartësuari tregon shpërblimin e madh të atyre që i binden Atij dhe Profetit përgjithësisht, në të gjitha gjendjet dhe veprat. Ai thotë: