They would not be availed by the enjoyment with which they were provided. (Ash-Shu'ara [26] : 207)
Sherif Ahmeti:
çka do t’u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan (Ash-Shu'ara [26] : 207)
1 Feti Mehdiu
Çka do të kenë dobi nga ato kënaqësi të jetës
2 Hassan Efendi Nahi
çfarë vlere do të kishte ajo me të cilën janë kënaqur?
3 Tafsir as-Saadi
Por edhe nëse Ne i lëmë të jetojnë (këtë jetë) për pak vjet, prapë do t’u vijë në fund dënimi që u është premtuar. Dhe për çfarë do t’u vlejë ajo jetë që gëzuan?! - Por edhe nëse nuk ua zbresim shpejt atë dënim dhe u japim shumë vite që të jetojnë në këtë jetë, duke u kënaqur me stolitë e kësaj dynjaje, mos vallë do të shpëtojnë nga ndëshkimi dhe do t’i shmangen atij?! Kjo nuk ka për të ndodhur. Edhe sikur t’i afatizojmë, kjo nuk do t’i shpëtojë ata nga ndëshkimi. Madje ata do të ngarkohen edhe më shumë me gjynahe. Atyre nuk do t’u sjellë asnjë dobi e as do t’i ndihmojë ajo jetë, sepse tashmë ato kënaqësi janë zhdukur e fanitur dhe kanë lënë pas dënimin e merituar. Me kalimin e kohës, atyre do t'u dyfishohet ndëshkimi. Mësojeni se ai që e ka bërë hak ndëshkimin nuk mund t’i shmanget e të shpëtojë, çfarëdo mase që të marrë, përveç rrugës që ka vendosur Zoti. Ndërsa shpejtimi ose vonimi i dënimit është një çështje që nuk ka rëndësi dhe nuk sjell ndonjë dobi për ta.
القرآن الكريم - الشعراء٢٦ :٢٠٧ Asy-Syu'ara' 26:207