And you see the mountains, thinking them motionless, while they will pass as the passing of clouds. [It is] the work of Allah, who perfected all things. Indeed, He is Aware of that which you do. (An-Naml [27] : 88)
Sherif Ahmeti:
E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e Allhut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni (An-Naml [27] : 88)
1 Feti Mehdiu
Ti i sheh malet dhe mendon se nuk lëvizin, por ato kalojnë sikur retë, - ajo është vepër e All-llahut, i cili, çdo gjë e ka krijuar të përsosur; Ai, njëmend, është i njoftuar ç’punoni
2 Hassan Efendi Nahi
Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.
3 Tafsir as-Saadi
I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme... - Nga tmerret e Ditës së Kijametit është edhe kjo pamje. Kur sheh malet, mendon se ato do të mbeten siç janë, nga madhështia e tyre, por tronditja e asaj dite është aq e madhe, saqë ato malet do të thërrmohen e bëhen pluhur, sa do të mjaftonte një erë e lehtë që t’i shpërndante në ajër.
...por ato lëvizin, siç lëvizin retë. - nga tmerri dhe tronditja e asaj dite.
Ky është krijimi i Allahut, që ka përkryer çdo gjë. Ai e di mirë gjithçka që bëni ju. - Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi për punët tuaja. Pastaj i Madhëruari përmend mënyrën se si do t’i shpërblejë: