So he came out before his people in his adornment. Those who desired the worldly life said, "Oh, would that we had like what was given to Qarun. Indeed, he is one of great fortune." (Al-Qasas [28] : 79)
Sherif Ahmeti:
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: “ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!” (Al-Qasas [28] : 79)
1 Feti Mehdiu
dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata të cilët adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum”
2 Hassan Efendi Nahi
Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat.”
3 Tafsir as-Saadi
Ai (Karuni) doli para popullit të tij me gjithë stolinë e tij. - Një ditë, ai doli përpara popullit me gjithë stolitë e tij të mëdha, të papara ndonjëherë nga njerëzit. Të gjithë kishin ngulur shikimet të mahnitur nga ajo pasuri përrallore. Në varësi të synimeve të tyre, pati dy grupe njerëzish:
Ata që kishin synim jetën e kësaj bote, thanë: “Ah, të kishim pasur edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni!” - Këto ishin fjalët e atyre që i kishin zemrat të lidhura me dynjanë, që ishte motivi i vetëm për të cilin mendonin dhe punonin. Ata thanë: “Ah, të kishim edhe ne si ajo (pasuri) që ka Karuni! Ai është me shumë fat! Ah, sikur edhe ne të kishim pasuritë e dynjasë, kënaqësitë dhe stolitë e saj!”
Ai është vërtet me fat të madh! - Nisur nga motivet dhe besimi i tyre se pas kësaj jete nuk ka jetë tjetër, me të vërtetë Karuni dukej se kishte shumë fat. Atij i ishte dhënë pasuri shumë e madhe dhe shumë kënaqësi, sepse përmbushte të gjitha synimet e tij. Kështu e shihnin ata njerëz të vegjël, me ambicie të vogla pasurinë e Karunit. Ata shihnin si fatin më të madh që mund të kishte dikush. Por ajo mendje që sheh pasuritë e kësaj dynjaje si fatin më të madh është mendje e dobët. Ata njerëz nuk kanë qëllime të larta. Ata janë shumë larg mirësive të përjetshme të Xhenetit dhe besimit në Zot.