Wa ka aiyim min Nabiyyin qaatala ma'ahoo ribbiyyoona kaseerun famaa wahanoo limaaa Asaabahum fee sabeelil laahi wa maa da'ufoo wa mas takaanoo; wallaahu yuhibbus saabireen (ʾĀl ʿImrān 3:146)
And how many a prophet [fought in battle and] with him fought many religious scholars. But they never lost assurance due to what afflicted them in the cause of Allah, nor did they weaken or submit. And Allah loves the steadfast. (Ali 'Imran [3] : 146)
Sherif Ahmeti:
E sa pejgamberë pati qësë bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët (Ali 'Imran [3] : 146)
1 Feti Mehdiu
Sa e sa profetë ka pasur bashkë me të cilët kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë fshehur nga të papriturat që i godisnin në rrugë të All-llahut, dhe nuk janë dobësuar e as që janë dorëzuar. Edhe All-llahu i don durimtarët
2 Hassan Efendi Nahi
Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan. Allahu i do të duruarit.
3 Tafsir as-Saadi
Këto ajete janë ngushëllim për besimtarët, sidomos për ata që marrin si shembull brezat më të hershëm të besimtarëve, për të vepruar ashtu sikurse ata. Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve se të tilla ngjarje kanë ndodhur vazhdimisht, domethënë që të tilla sprova i kanë kaluar besimtarët e të gjitha kohërave. Ky është një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:
Sa e sa profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar ushtri të mëdha besimtarësh,... - Sa e sa profetë, gjatë gjithë kohërave, janë ndihmuar nga grupe të mëdha besimtarësh, nga ata besimtarë, të cilët u edukuan nga profetët e tyre për besim të sinqertë dhe për vepra të mira. Ata duruan shumë plagë dhe dhimbje në emër të besimit. Megjithatë, Allahu thotë:
...të cilët edhe pse janë sprovuar në rrugën e Allahut, as nuk janë dobësuar dhe as nuk janë përulur. – Pra, zemrat dhe trupat e tyre nuk u dobësuan kurrë. Ato nuk u poshtëruan asnjëherë para armikut të tyre. Përkundrazi, ata bënë durim, qëndruan me trimëri dhe i jepnin zemër e mbështetnin njëri-tjetrin. Më tej, i Madhëruari thotë:
Allahu i do durimtarët. - Pastaj Allahu i Lartësuar përmend se si ata i kërkonin me përgjërim Zotit të tyre ndihmën dhe fitoren në luftën e tyre. Thotë i Lartësuar: