There is not to be upon the Prophet any discomfort concerning that which Allah has imposed upon him. [This is] the established way of Allah with those [prophets] who have passed on before. And ever is the command of Allah a destiny decreed. (Al-Ahzab [33] : 38)
Sherif Ahmeti:
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer (Al-Ahzab [33] : 38)
1 Feti Mehdiu
Profeti nuk e ka mëkt të veprojë ashtu si ia ka ngarkuar All-llahu; ashtu ka qenë ligji i All-llahut edhe më herët, dhe urdhëri i All-llahut është i caktuar plotësisht
2 Hassan Efendi Nahi
S’ka kurrfarë fajësimi për Profetin, kur bën atë që i ka urdhëruar Allahu. Kështu ka qenë ligji i Allahut edhe për ata (profetë) që kanë qenë më parë, - urdhri i Allahut është vendim i detyruar të ndodhë -,
3 Tafsir as-Saadi
Ky ajet hedh poshtë të gjitha ato shpifje dhe akuza që janë thënë kundër Profetit (a.s) për gratë e tij të shumta. Këto fjalë janë të padrejta dhe të pavend, sepse është Zoti i Lartësuar që ia ka lejuar Profetit të Tij diçka të tillë. Ai thotë:
Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. - Profeti nuk ka asnjë gjynah ose gabim për atë me të cilën vetë Allahu e ka ngarkuar, për atë që Zoti e përcaktoi që të jetë e tij. Madje kjo çështje (poligamia) është diçka që Allahu ua pati lejuar edhe profetëve të tjerë para tij:
Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri (kaderi) i Allahut gjithmonë do të përmbushet. - Kjo qe diçka që patjetër do të ndodhte.