Or have they devised [some] affair? But indeed, We are devising [a plan]. (Az-Zukhruf [43] : 79)
Sherif Ahmeti:
A mos vëndosët për ndonjë çështje (grackë kundër Muhammedit), por edhe Ne kemivendosur (ta ndihmojmë) (Az-Zukhruf [43] : 79)
1 Feti Mehdiu
Ose thurrin kurtha, por edhe ne bëjmë kurtha
2 Hassan Efendi Nahi
Nëse ata kurdisin kurthe, edhe Ne do t’u ngremë kurthe.
3 Tafsir as-Saadi
A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë kurthe. - Vallë, kundërshtarët e të vërtetës dhe të profetëve thurin plane për të luftuar dhe hedhur poshtë të vërtetën? A mos ngrejnë kurthe për të dëmtuar përcjellësit e të vërtetës, për të ndaluar përhapjen e saj dhe për të përhapur të kotën, e cila është e bukur në sytë e tyre? Le ta dinë, atëherë, se edhe Allahu ka planifikuar me urtësi çdo çështje. Por planifikimi i Allahut qëndron mbi të gjitha planet dhe intrigat e tyre. Ai i shkatërron të gjitha kurthet e tyre, duke forcuar të vërtetën dhe duke e zhdukur të kotën, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. Mjerë ju për ato që trilloni!” [Enbija 18].