Say, "O People of the Scripture, you are [standing] on nothing until you uphold [the law of] the Torah, the Gospel, and what has been revealed to you from your Lord [i.e., the Quran]." And that which has been revealed to you from your Lord will surely increase many of them in transgression and disbelief. So do not grieve over the disbelieving people. (Al-Ma'idah [5] : 68)
Sherif Ahmeti:
Thuaj: “O ithtarë të librit, junuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t’uzbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson (Al-Ma'idah [5] : 68)
1 Feti Mehdiu
Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk keni kurrgjë deri sa të mos i përmbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa që po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo që të shpallë Zoti yt me siguri do të forcojë, te shumica prej tyre padëgjueshmërinë dhe mosbesimin, por ti mos u brengos për shkak të popullit që nuk beson
2 Hassan Efendi Nahi
Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Nuk do të keni asgjë në vijë, derisa t’i përmbaheni Teuratit e Ungjillit dhe asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj (Kurani). Ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt, do t’ua shtojë shumicës së tyre mosbindjen dhe mohimin. Por ti mos u hidhëro për mohuesit.
3 Tafsir as-Saadi
Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk jeni asgjë, derisa të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe atë (Kur'anin) që ju zbriti nga Zoti juaj." Shumë prej tyre, kjo (shpallje) që t’u zbrit ty do t’ua shtojë largimin dhe mohimin. Po ti mos u ligështo për popullin që nuk beson. - U thuaj ithtarëve të Librit, duke vënë në dukje devijimin dhe humbjen e tyre: Ju nuk jeni askund në çështjet tuaja fetare. Ju nuk e besoni Muhamedin a.s, as Kur’ânin, as Profetin tuaj, as Librin që ju dha atij. Ju nuk e besoni të vërtetën e sigurt dhe nuk keni asnjë themel ku qëndroni. Ju do të vazhdoni të jeni të humbur, derisa të ndryshoni dhe të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe Kur’ânin, që ju zbriti nga Zoti juaj. Në fakt, kështu do të vazhdoni të jeni, derisa të zbatoni atë që e shpalli Zoti juaj, i Cili kujdeset për ju dhe që vazhdimisht zbret mirësitë e Tij mbi ju. Mirësia më e madhe që ju ka dhuruar është zbritja e librave hyjnorë, si udhëzim dhe ligj për ju. Prandaj për këto mirësi është detyrë për ju që të shprehni mirënjohjen e thellë dhe përunjësinë ndaj Dhuruesit. Mirënjohja shprehet duke zbatuar porositë dhe ligjet e Zotit, duke plotësuar me besnikëri amanetin e ngarkuar prej Tij.