And he had recited it to them [perfectly], they would [still] not have been believers in it. (Ash-Shu'ara [26] : 199)
Sherif Ahmeti:
e ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij (Ash-Shu'ara [26] : 199)
1 Feti Mehdiu
E ai t’ua lexojë, atyre, prapë ata nuk do t’i besonin
2 Hassan Efendi Nahi
e ai t’ua lexonte atyre - ata përsëri nuk do të kishin besuar.
3 Tafsir as-Saadi
Sikur Ne t’ia kishim shpallur atë (Kur'anin) ndonjë joarabi dhe ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij. - Sikur Ne t’ia kishim shpallur Kur'anin ndonjë joarabi dhe ai t’ua lexonte atyre të cilët nuk e kuptonin dhe nuk e flisnin gjuhën e tij, ".. ata nuk do t’i besonin atij." Ata nuk do të besonin dhe do të thoshin: “Ne nuk e kuptojmë çfarë thotë dhe nuk e dimë se në çfarë po na fton.” Atëherë, le ta falenderojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre që ua solli këtë shpallje të mrekullueshme në gjuhën më të qartë dhe të gjerë, profetit më elokuent dhe më oratorit të krijesave, Muhamedit (a.s). Ai ju qartëson qëllimet e larta të fesë, me shprehjet dhe artikulimet më të pastra. Ai është dashamirësi, që synon rregullimin e çështjeve tuaja dhe ju fton në mirësi me shprehjet më të zgjedhura, dhe kjo duhet t’ju bëjë që ju të nxitoni për ta pranuar dhe besuar atë, për t’u nënshtruar dhe dorëzuar në fenë e tij. Ndërsa mohimi dhe refuzimi i tij pa asnjë shkak e me paqartësi, nuk është gjë tjetër veçse tregues i kufrit dhe inatit, një cilësi që mohuesit e kanë trashëguar brez pas brezi nga njëri tjetri.
القرآن الكريم - الشعراء٢٦ :١٩٩ Asy-Syu'ara' 26:199