And We did not wrong them, but it was they who were the wrongdoers. (Az-Zukhruf [43] : 76)
Sherif Ahmeti:
Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra (Az-Zukhruf [43] : 76)
1 Feti Mehdiu
Ne nuk kemi bërë padrejtësi ndaj tyre, por ata vetë kanë qenë mizorë
2 Hassan Efendi Nahi
Ne atyre nuk u bëmë padrejtësi, por ata vetë i bënë keq vetvetes.
3 Tafsir as-Saadi
Për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim. Të pashpresë do të mbeten në të (xhehenem) përgjithmonë! Ne nuk u bëmë asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata që bënin padrejtësi (kundër vetes). - Atyre nuk do t’u ndërpritet apo t’u lehtësohet ndonjëherë ndëshkimi, në asnjë çast. Ata do të vuajnë dhe njëkohësisht do të jenë të pashpresë. Ata nuk do të shpresojnë se do të arrijnë ndonjë të mirë apo se do të shpëtojnë ndonjëherë nga ndëshkimi. Sikurse thuhet në ajete të tjera, ata do t’i luten Zotit duke thënë: “O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta.” [Mu’minun 107 – 110]. Ky ndëshkim i madh u jepet për shkak të punëve që kanë bërë, duke dëmtuar vetveten. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt; Ai nuk ndëshkon asnjë pa gjynah e pa faj.