And the earth We have spread out, and excellent is the preparer. (Adh-Dhariyat [51] : 48)
Sherif Ahmeti:
Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi (Adh-Dhariyat [51] : 48)
1 Feti Mehdiu
Edhe tokën e kemi shtruar – çfarë shtruesi i mirë
2 Hassan Efendi Nahi
Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!
3 Tafsir as-Saadi
Edhe Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi Ne! - Allahu i Lartësuar e bëri Tokën të shtruar, në mënyrë të tillë që njerëzit të mund kërkojnë dhe të arrijnë në të mirësitë e Zotit. Ata me lehtësi mund të ndërtojnë në të, të mbjellin pemë, të pushojnë, të udhëtojnë etj. Vërtet, prej diçkaje të shtruar mund të përfitohet, por nuk është e thënë që përfitimi të jetë i plotë në çdo aspekt. Por Allahu i Lartësuar e shtroi tokën në mënyrë të tillë që përfitimi prej saj të jetë i plotë, prandaj e lavdëroi Veten e Tij për këtë vepër. Ai e shtriu dhe e nënshtroi tokën për robërit e Tij, ashtu si e kërkon urtësia, mëshira dhe bamirësia e Tij.