Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë... -
Por pasimi i këtij shembulli do të jetë i lehtë jo për të gjithë. Ai do të jetë i lehtë vetëm për ata që kanë një cilësi shumë të rëndësishme:
...për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit. -
Besimi në jetën tjetër, te dhënia e llogarisë, te shpërblimi dhe ndëshkimi në varësi të veprave, ia lehtëson robit çdo gjë të vështirë. Besimi në takimin me Allahun dhe shpërblimi për veprat e mira është një inkurajim i fortë për të marrë si shembull profetët e Allahut dhe adhuruesit e sinqertë të Tij. Madje, siguria e plotë në takimin me Allahun dhe shpresa e madhe për shpërblimin e Tij bën që robi ta ndiejë si detyrë pasimin e rrugës së këtyre të zgjedhurve.
Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari! -
Ai që i kthen shpinën bindjes ndaj Allahut dhe rrugës së profetëve të Tij ka për të dëmtuar veçse veten e vet. Ai nuk mund të dëmtojë aspak Allahun e Lartësuar, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka asnjë nevojë për krijesat e Tij. Atij i takon pasuria absolute e pavarësia në çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për asgjë të krijesave të Tij. Ai është El Hamid - i Lavdishmi dhe i Lavdëruari në Qenien, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahut i takon falënderimi, mirënjohja, lavdërimi dhe lavdia e plotë! Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i urrejmë dhe t’i konsiderojmë armiq qafirët dhe idhujtarët, për sa kohë ata vazhdojnë në kufrin dhe idhujtarinë e tyre. Por nëse ata kthehen në besimin e drejtë dhe të saktë, atëherë gjykimi për ta ndryshon: vendin e urrejtjes dhe armiqësisë e zë dashuria dhe vëllazëria e besimit. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe kjo mund të ndodhë, kur thotë: