If He wills, He can do away with you and bring forth a new creation. (Fatir [35] : 16)
Sherif Ahmeti:
Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjellë krijesë të re (Fatir [35] : 16)
1 Feti Mehdiu
Në qoftë se do ju shpor juve dhe sjell krijesa të reja
2 Hassan Efendi Nahi
Nëse do, Ai ju zhduk dhe sjell krijesa të reja.
3 Tafsir as-Saadi
Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera. - Kuptimi: Nëse Ai dëshiron, mund t'ju zhdukë juve dhe të sjellë njerëz të tjerë, që të jenë të bindur dhe adhurues të mirë. Këtu kemi të bëjmë me një kërcënim për shfarosje, dhe nëse Allahu dëshiron diçka, askush nuk mund ta pengojë a ndalojë atë që Ai dëshiron. Por ka mundësi të ketë një kuptim tjetër: Nëse dëshiron Ai, e sjell fundin e jetës suaj në këtë dynja, dhe pastaj ju ringjall, për t'ju marrë në llogari e për t'ju shpërblyer e ndëshkuar, sipas veprave tuaja. Dhe dëshirën dhe premtimin e Tij askush nuk mund ta kthejë pas. Ai është i Plotpushtetshëm që t'ju ringjallë pas vdekjes suaj. Por kjo ka një kohë të përcaktuar nga Zoti se kur do të ndodhë, që as nuk do të shpejtohet e as mund të vonohet.